Këshilltari i Kurtit: Lëvizja Vetëvendosje veproi në përputhje të plotë me Kushtetutën për zgjedhjen e Presidentit

10:05 | 06 Mars 2026
keshilltari-i-kurtit:-levizja-vetevendosje-veproi-ne-perputhje-te-plote-me-kushtetuten-per-zgjedhjen-e-presidentit

Këshilltari i kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, dhe zyrtari i Lëvizjes Vetëvendosje, Jeton Zulfaj, ka reaguar pas zhvillimeve të fundit në Kuvendin e Kosovës dhe dekretin që e nxori presidentja Vjosa Osmani që të shpërndajë Kuvendin e Kosovës dhe vendi të shkojë në zgjedhje.

Përmes një postimi në Facebook, ai ka theksuar se Lëvizja Vetëvendosje, sipas tij, ka vepruar në përputhje të plotë me Kushtetutën gjatë gjithë procedurës.

“Lëvizja Vetëvendosje e respektoi Kushtetutën në plotni”, ka shkruar Zulfaj.

Ai ka theksuar se partia në pushtet ka ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme kushtetuese për zhvillimin e procesit të zgjedhjes së presidentit të vendit.

Sipas tij, janë propozuar dy kandidatë për të mundësuar garën për postin e presidentit, ndërsa ka kritikuar partitë opozitare, duke theksuar se ato nuk kanë paraqitur asnjë kandidat.

Komento: