Këshilltari i Kurtit: Nuk mbahet fshehtë asgjë, opozita është e informuar për dialogun

20:18 | 03 November 2022

Këshilltari i kryeministrin Albin Kurti, Jeton Zylfaj, ka folur për takimin që sot është mbajtur në kuadër të Procesit të Berlinit, duke deklaruar se aty janë arritur marrëveshje të rëndësishme.

Ai ka th1%në se Kurti dhe zëvendëskryeministri Besnik Bislimi çdo herë kanë qenë të hapur për opozitën rreth takimeve që i kanë zhvilluar në kuadër të dialogut.

“Kryeministri në takimet e tij që i ka pasur të nivelit të lartë dhe zëvendëskryeministri në të gjitha takimet, çdo herë kanë bërë publike se çka është diskutuar në secilin raund të bisedimeve, madje duke shkuar edhe në parlament”, ka thënë Zylfaj në Klan Kosova.

“Kryeministri i ka publikuar pikat që i ka prezentuar nuk ka bisedime me Serbinë që mbahet diçka larg publikut, për vetëm asaj që kërkohet nga palët, siç ka qenë rasti që palevë e kanë kërkuar konfidencialitetin për draftin franko-gjerman”.

Komento: