Këshilltari i Kurtit ofendon Borrellin nga Prishtina, e quan “bordel”

18:30 | 18 Gusht 2022

Sot në Bruksel është mbajtur takimi mes Kurtit dhe Vuçiqit.

Këshilltari i Kurtit, Elvis Hoxha, ka kritikuar Përfaqësuesin e Lartë të BE-së për Politikë të Jashtme, Josep Borrell, pas përfundimit të takimit me Kurtit dhe Vuçiqit në Bruksel, ku nuk u arrit asnjë marrëveshje.

Hoxha iu ka referuar diplomatit spanjoll si “Bordel” dhe ka thënë se ai nuk ka mendim.

“Bordel gjithnjë është pa mendim”, shkruan ai në Facebook.

Josep Borrell në konferencën për media pas bisedimeve disa orëshe me kryeministrin Kurti dhe presidentin Vuçiq, tha se s’kanë arritur marrëveshje lidhur me vendimin për targat dhe dokumentet e udhëtimit.

Borell tha se dy liderët u pajtuan që të vazhdojnë diskutimin dhe të rikthehen për bisedime para 1 shtatorit, kur hyn në fuqi vendimi i qeverisë së Kosovës për reciprocitet me targa dhe dokumente me Serbinë raporton Gazeta Express.

Komento: