Këshilltari i Pal Lekajt, në lidhje dashurie me asistenten e ministrit

13:52 | 06 Prill 2019

Shefi i Kabinetit të ministrit të Infrastrukturës, Pal Lekaj, Argjend Zejnaj ka filluar lidhje të re dashurie më asistenten e ministrit, Tringa Shkodra, shkruan ORAinfo.

Zejna i cili është njeriu më i besueshëm i Lekajt kishte qenë i martuar për afër 5 vite me , Albulenë Bekteshi.

Çifti kishin lidhur kurorë më 18 shtator 2013, për një martesë e cila nuk zgjati më shume se 5 vite.

Divorcin nga kjo martesë e kishte konfirmuar vetë Zejna kur ishte akuzuar për punësimin tashmë të ish gruas së tij në Telekomin e Kosovës.

Ai për mediat e vendit kishte thënë se Albulena nuk është më familjare e tij, pasi tashmë i kanë ndarë rrugët e jetës.

E, pa kaluar shumë kohë Zejna ka publikuar lidhjen me asistentën e ministrit Lekaj, Tringa Shkodrën.

Zejna ka publikuar sot disa foto me të dashurën e tij të re.

“After Birthday night ëith LOVE of my LIFE”, ka qenë mbishkrimi i fotove të postuar nga vetë Zejna që në gjuhën shqipe do të thotë “Pas ditëlindjes me dashurinë e jetës sime”.

Se e dashura e re e Zejnës është asistente e ministrit Pal Lekaj, konfirmohet përmes ue faqës së kësaj ministrie ku ajo
figuron se asistente e ministrit Lekaj. /ORAinfo/

Komento: