Këshilltari i presidentit Thaçi del kundër emërimit të Mirosllav Lajçak, thotë se BE po dështon

13:15 | 26 Shkurt 2020

Emërimi i Miroslav Lajçak si emisar i Bashkimit Evropian në dialogun Kosovë-Serbi nuk po i pëlqen këshilltarit të presidentit të Kosovës, Bekim Çollaku.

Përmes një shkrimi të bërë në llogarinë zyrtare në Twitter, këshilltari i presidentit Hashim Thaçi shkruan se roli i suksesshëm i Bashkimit Evropian varet nga besueshmëria që ka në Kosovë.

Çollaku thotë se mos liberalizimi i vizave, pavarësisht nga plotësimi i kushteve të padrejta, e emërimi i të dërguarit të BE-së nga një vend që se njeh Kosovën, janë përbërësit kryesor të një recete për dështim.

“Roli i suksesshëm i BE-së në dialogun për normalizimin varet nga besueshmëria e tij në Kosovë. Mos liberalizimi i vizave pavarësisht nga plotësimi i kushteve të padrejta dhe asimetrike së bashku me emërimin e një të Dërguari nga një vend që nuk e njeh janë përbërësit kryesorë të një recete për dështim”, ka shkruar Bekim Çollaku. /ORAinfo/

Komento: