Këshilltari i Presidentit të Kosovës, Hashim Thaҫit, ka folur për marrëveshjen mes Kosovës dhe Serbisë.
Blerim Shala ka thënë se Serbia do ta kushtëzojë njohjen e Kosovës me marrjen e një pjese të territorit të saj.
“Serbia kërkon territor për njohje”, ka deklaruar Shala, duke shtuar se, megjithatë, një kërkesë e tillë nuk është bërë zyrtarisht.
“Por, aludimet janë të qarta”, është shprehur ai, duke iu referuar deklaratave publike të presidentit serb, Aleksandar Vuçiq.
Sipas Shalës, diskursi i Vuçiqit është që një pjesë e Kosovës të bëhet pjesë e Serbisë.