Këshilltari i Vjosa Osmanit arsyeton 700 eurot për punëtorët e Presidencës: Nuk vlen për stafin politik

18:48 | 30 Dhjetor 2020

Kabineti i Osmanit arsyeton 700 eurot për punëtorët e Presidencës: Nuk vlen për stafin politik.

Pas raportimeve se Vjosa Osmani në pozitën e Ushtrueses së Detyrës së Presidentit, ka vendosur që nëpunëseve civil në Presidencë t’ua japë nga 701 euro e 75 centë më shumë për këtë vit, kanë reaguar nga kabineti i saj.

Përmes një postimi në Facebook, shefi i Stafit të Osmanit, Faton Peci është munduar ta sqarojë arsyen e marrjes së një vendimi të tillë.

“Duke pasur parasysh vendimin e Kryesisë së Kuvendit për kompensim shtesë të stafit të Kuvendit, u.d. Presidentja si udheheqese e të dy intitucioneve, përkunder që kishte votuar kundër, për të mos pasur vendimarrje selektive diskriminuese pas pranimit të kërkesës nga Administrata e Presidencës për kompensim të stafit civil të Presidencës, ka njohur të drejtën e trajtimit të njëjtë ekuivalent me vendimin e Kryesisë së Kuvendit edhe për stafin civil të Presidencës. Ky vendim nuk vlen edhe për stafin politik”, ka shkruar Peci.

Ndryshe, një vendim të tillë Osmani e ka marrë me arsyetimin se, gjatë kohës së pandemisë, stafit civil të presidencës i është dashur të punojnë edhe me orar të zgjatur.

Postimi i plotë:

Kryesia e Kuvendit me 14 dhjetor ka pranuar kërkesën e Sekretarit të Kuvendit për kompensim shtesë për stafin e Kuvendit të Kosovës.

Kryetarja e Kuvendit dhe u.d. Presidentja ka votuar kundër këtij vendimi dhe e njëjta është aprovuar me vendimarrje kolektive nga anëtarët e Kryesisë së Kuvendit.

Duke pasur parasysh vendimin e Kryesisë së Kuvendit për kompensim shtesë të stafit të Kuvendit, u.d. Presidentja si udheheqese e të dy intitucioneve, përkunder që kishte votuar kundër, për të mos pasur vendimarrje selektive diskriminuese pas pranimit të kërkesës nga Administrata e Presidencës për kompensim të stafit civil të Presidencës, ka njohur të drejtën e trajtimit të njëjtë ekuivalent me vendimin e Kryesisë së Kuvendit edhe për stafin civil të Presidencës. Ky vendim nuk vlen edhe për stafin politik.

Në bazë të kësaj, u.d. Sekretari i Zyrës së Presidentit ka nxjerr vendim për kompensimin e stafit civil të Presidencës, me një shumë të njëjtë për të 43 zyrtarët civil.

Komento: