Këshilltari i Vjosës tregon se cilin numër e mban ajo në listën e VV-së

23:03 | 02 Shkurt 2021

Këshilltari i Vjosës thotë se ajo e mban numrin dy në listën e VV-së.

Bekim Kupina, këshilltari i ushtrueses së detyrës së presidentit, Vjosa Osmani, ka thënë se shefja e tij e mban numrin dy në listën Vetëvendosje.

Kupina një gjë të këtillë e ka bërë të ditur me anë të ‘Facebok’-ut, teksa ka thënë se kandidat i kësaj liste për kryeministër është kryetari i VV’së, Albin Kurti.

“Zonja Vjosa Osmani në listën e përbashkët me Lëvizjen Vetëvendosje e mbanë numrin 2. Ndërkaq kandidat i kësaj Liste për Kryeministër dhe bartës i saj është z. Albin Kurti. Çfarëdo lajmi tjetër për të bërë sensacion medial është i pavërtetë!”, ka deklaruar ai.

Komento: