Këshilltari kryesor i Haradinajt dekretohet nga Presidenti si ambasador në Emirate

12:30 | 01 February 2019

Kreu i shtetit Hashim Thaçi e ka dekretuar këshilltarin kryesor të Ramush Haradinajt si ambasador në Emiratet e Bashkuara Arabe.

Më 31 janar presidenti Thaci ka nënshkruar dekretin për emërimin si shefi i misionit në Emiratet e Bashkuara Avni Arifin që deri tani ka mbajtur postin e Shefit të Stafit të Kryeministrit Ramush Haradinaj.

Arifi, i cili ka kryesuar për disa muaj dialogun teknik mes Kosovës dhe Serbisë, si dhe është pjesë e delegacionit negociues të formuar me rezolutë nga Kuvendit, pritet të zhvendosët në Abu Dhabi, ku është edhe selia e ambasadës kosovare në EBA.

Dekreti i plotë:

Komento: