Këshilltari kryesor i Trump paralajmëron diskutime të rëndësishme në takimin Kosovë- Serbi në Shtëpi të Bardhë

23:47 | 16 Qershor 2020

Këshilltari kryesor i Trump deklarohet për takimin Kosovë- Serbi në Shtëpi të Bardhë.

Këshilltari Kombëtar i Sigurisë në SHBA, Robert O’Brien, ka bërë të ditur se do të jetë ai që së bashku me të Dërguarin Special të ShBA’së për dialogun Kosovë-Serbi, Richard Grenell, do të presin delegacionet e Kosovës dhe Serbisë në Shtëpinë e Bardhë më 27 qershor.

“Jam i kënaqur që do të presë liderët e Serbisë dhe Kosovës me Richard Grenell në Shtëpinë e Bardhë. Shtetet e Bashkuara mezi presin këto diskutime të rëndësishme”, ka thënë ai në rrjetin social Tëitter.

Richard Grenell ka bërë të ditur se delegacionet e Kosovës dhe Serbisë do të takohen në Shtëpinë e Bardhë në Uashington D.C. më 27 qershor. Të dyja shtetet janë zotuar për angazhim në këto bisedime.

Serbia është zotuar se do të ndalojë fushatën e cnjohjeve ndërsa Kosova nuk do të kandidojë për antarësim në organizata ndërkombëtare.

Komento: