Këshilltarja e Behgjet Pacollit tallet me Sveçlën: Qoma lokacionin, ose dal para trenit

20:25 | 29 Prill 2020

Këshilltarja e Behgjet Pacollit është tallur me me Xhelal Sveçlën.

Situata e krijuar pas kthimit të deputetit të AKR-së, Behgjet Pacolli nga Zvicra ka ndikuar që edhe këshilltarja e tij të gjejë kohë për ‘tallje’.

Rejhane Vuniqi tha se konferenca e sotme e Ushtruesit të Detyrës së ministrit të Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla ishte patetike, ku kishte kërkuar të gjithë gazetarët për të kërkuar lokacionin e Pacollit, transmeton Indeksonline.

Postimi i plotë:

Qoma lokacionin ose dal para trenit. Sa patetike u duk sot konferenca e U.D. i Ministrit të Punëve të Brendshme ku i kishte mbledhë të gjithë gazetarët për të ia kërkuar lokacionin Presidentit Pacolli ose përndryshe bohet nami.

Po për mjekët serbë që hynë sot në Kosovë, a e dijmë lokacionin dhe a duhet edhe ata të karantinohen apo ska nevojë se ata skanë me votu????

Komento: