Këshilltarja e Gërvallës u reagon Avdylit, Statovcit e Reshitajt që shkuan te Osmani: Qytetari do t’ua mbajë mend të “bëmat”

16:30 | 08 Maj 2026
keshilltarja-e-gervalles-u-reagon-avdylit,-statovcit-e-reshitajt-qe-shkuan-te-osmani:-qytetari-do-t’ua-mbaje-mend-te-“bemat”

Këshilltarja e Donika Gërvallës, Triera Kasumi, ka reaguar për largimet që kanë ndodhur nga partia GUXO e të cilat janë bashkuar me Vjosa Osmanin.

Sipas saj, largimi i Haxhi Avdylit, Jeta Statovcit e Albena Reshitajt ngjanë me ato që kishin ndodhur në janarin e vitit 2018 nga LVV.

“Për Partinë Guxo, vetëm 3 probleme më pak. Me datën 7 qershor, qytetari i mençur i kësaj Republike, jo vetëm emrat por edhe ‘’bëmat’’ do ju mbajë mend”, ka shkruar ajo.

Postimi i plotë:

Këto largimet e pritura nga Guxo me ritmin “nga një largim në ditë”, për nga forma dhe narrativi po ngjajnë jashtëzakonisht shumë me skenarin e largimeve nga LVV në janarin e vitit 2018.

Ndryshojnë emrat e protagonistëve, por jo metoda dhe qëllimi. Sidomos jo qëllimi.

Për Partinë Guxo, vetëm 3 probleme më pak. Me datën 7 qershor, qytetari i mençur i kësaj Republike, jo vetëm emrat por edhe ‘’bëmat’’ do ju mbajë mend.

Komento: