Këshilltarja e Haradinaj fajëson Kurtin për zhagitje politike

15:18 | 13 Janar 2020

Zhagitja e formimit të qeverisë, ka sjellë reagime të shumta.

Këshilltarja e kryeministrit në detyrë, Meliza Haradinaj – Stublla ka ironizuar me bisedimet për koalicion në mes të Lëvizjes Vetëvendosje dhe Lidhjes Demokratike të Kosovës, raporton Gazeta Express.

Haradinaj ka shkruar në Facebook se Agim Bahtiri kreu i Mitrovicës është bërë zëdhënës i koalicionit të ndryshimit dhe të shpresës.

Ajo ka përmendur edhe letrat që po shkëmbehen në mes të presidentit të vendit, Hashim Thacit dhe kreut të LV-së, Albin Kurtit.”

“Ndoshta do të përfundojmë me ndonjë video-mesazh në Facebook rreth ofertës së re për lëshimet e VV-së për Kryekuvendarin, Presidentin, MPB-në dhe MPJ-në. Saga politike e tentim-marrëveshjes po merr përmasa ofenduese e të rrezikshme për vendin Albinit mund t’i mos i ecë ora e Kushtetutës, por duhet t’ia kujtojmë që ora e shtetit ecë me saktësi. Po harron që pakufia kushtetuese me afate deri në marrjen e mandatit, nuk ia legjitimon atij vonesat e qëllimshme. Në fakt, Albini u formësua si figurë politike pikërisht mbi premisën se ‘jo gjithçka që është ligjore është edhe legjitime’, dhe loja e tij me këto zhagitje e spektakle fëmijërore politike është hapi i parë i tatëpjetës së tij nëse nuk e formon qeverinë menjëherë”, ka shkruar ajo

Komento: