Meliza Haradinaj ka thënë se pavarësisht gropave, qeveria po ecën përpara.
Këshilltarja politike e kryeministrit, Ramush Haradinaj, Meliza Haradinaj përmes një postimi në Facebook ka thënë se sukseset e Kosovës janë arrit gjithmonë me mospajtim nga Serbia.
Sipas saj arritjet janë ndalë atëherë kur janë zmbraps , për të cilë thotë se sa më shumë suksese arrin Kosova, aq më shumë fronte i hapen Serbisë, përcjell ORAinfo.
Ajo ka folur rreth ‘triumfit’ të kryeministrit Haradinaj, ku renditi disa nga zhvillimet e fundit, si taksën, aprovimin e buxhetit dhe statutin e Trepçës.
Postimi i plotë:
Triumfi i Kryeministrit Haradinaj
Pas një jave dramatike, bilanci politik është kështu:
1. Taksa kundër Serbisë qëndron stoikisht;
2. Aprovohet buxheti më i madh në historinë politike të Kosovës (2.37 bilionë euro), duke i paraprirë rritjes ekonomike prej 4.7% (më e larta në rajon);
3. Aprovohet statuti i Trepçës, që i hapë rrugë revitalizimit të gjigantit ekonomik të Kosovës, duke lënë pas përpjekjet e dështuara një-dekadëshe;
3. Alarmohet Serbia nga vendosmëria e Kosovës për të ecë sigurtë drejt konsolidimit shtetëror e ekonomik, duke shkelur agjendat e fshehura dhe të sposorizuara të idesë monstruoze të shkëmbimit/korrigjimit të kufirit.
Sukseset e Kosovës janë arritë gjithmonë me mospajtim nga Serbia. Arritjet janë ndalë atëherë kur jemi zbraps ne. Sa më shumë suksese arrin Kosova, aq më shumë fronte i hapen Serbisë. (Mos të harrojmë se zgjerimi në shumë fronte ua dobëson luftën.)
Vendi duhet të ecë përpara, pavarësisht gropave e barrierave përgjatë rrugës. Kosova e sotme është investim politik edhe i aleatëve, që ne të aftësohemi të funksionojmë si shtet i pavarur dhe sovran.
Çdogjë nën këtë vizion është rrezik që do të mobilizojë gjithmonë rreshtin e gjatë të ushtarëve mbrojtës, jo vetëm atyre politikë!
Ka ardhë koha me të dashtë Kosovë!