Këshilltarja e Kurtit kryetare e Preshevës

22:16 | 18 Korrik 2024
keshilltarja-e-kurtit-kryetare-e-presheves


Ardita Sinani do të votohet së shpejti për kryetare të Preshevës pas koalicionit me Partinë Demokratike Shqiptare (PDSH), raporton Front Online.

Sipas marrëveshjes së koalicionit, Sinani do ta drejtoj Komunën e Preshevës për një mandat të plotë 4 vjeçar, ndërsa kuadrot e PDSH-së do ta drejtojnë Kuvendin Komunal. Ardita Sinani ende mban postin e këshilltares së kryeministrit të Kosovës, Albkn Kurtit. Përdallim nga Presheva që bashkëqeveriset mes partive shqiptare, Bujanoci do të bashkëqeveriset me serbët dhe romët.

Lideri i koalicionit “Fronti për Ndryshim”, Arbër Pajaziti, pritet të zgjidhet kryetar i ri i Bujanocit, pas nje marrëveshje për koalicion me partitë serbe dhe rome, raporton portali Front Online.

Në anën tjetër, tri subjektet politike shqiptare, LPD, PD dhe PVD që kane fituar 18 ulëse në asamblenë komunale prej 41 sosh do të mbeten në opozitë.

Marrëveshja e koalicionit është nënshkruar sot, me ç’rast pritet të rikthehen serbët në pushtetin lokal të Bujanocit, pasi që në mandatin e fundit kanë qenë në opozitë.

Partitë shqiptare në zgjedhjet e fundit kanë fituar shumicën e votave, apo 26 ulëse në asamblenë komunale, por për shkak të përçarjeve të mëdha nuk kane arritur ujdi për bashkëqeverisje, pa nevojën e një koalicioni me partitë serbe dhe rome./FrontOnline/

 

Komento: