Ardita Sinani është zgjedhur sot kryetare e Komunës së Preshevës, raporton portali Front Online.
Sinani, e cila deri më tani ka qenë këshilltare e kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, ka fituar më së shumti vota në zgjedhjet lokale të Preshevës të mbajtura në qershor të këtij viti. /FrontOnline/