Edhe gjermanët po bëjnë shaka me ndërtimet e banesave në Prishtinë.
Prishtina, por edhe shumë qytete tjera të Kosovës janë mbingarkuar nga ndërtesat shumëkatëshe e aspak të hijshme për syrin e njeriut.
Në mungesë të gjelbërimit ditët e sotme në Kosovë më shumë shohin banesa.
Por shpesh herë këto banesa janë të ngjitura me njëra-tjetrën, shumë katëshe dhe aspak mirë të ndërtuara.
E një faqe gjermane në rrjetin social po bën shaka me këto ndërtime në Prishtinë.
Së fundi kanë publikuar një fotografi të një banese ku në të kanë shkruar: Një ditë tjetër në Prishtinë, Kosovë.
Padyshim se nuk kanë munguar edhe komentet e shumtë nën këtë fotografi.