Kështu do të dukej monedha kombëtare e Kosovës “Dardani”

12:17 | 30 Maj 2020

Ideja që Kosova të ketë monedhën e saj kombëtare “Dardanin” ka qarkulluar gjithmonë.

Ka pasur edhe debat se a duhet apo jo të ekzistojë një monedhë e tillë.

Megjithatë, kompania Dardha Solutions ka vendosur që të provojë dizajnimin e kësaj monedhe, për të parë se si do të dukej ajo.

“Monedha kombëtare është një ide e kahmotshme e popullit tonë. Emri më i diskutuar për këtë monedhë ka qenë “Dardan”. Por, si do të dukej një kartëmonedhë Dardani? Dardha Solutions ka vendosur të provojë dizajnimin e saj, për t’jua dhënë një ide”, ka shkruar kjo kompani.

Në këto kartëmonedha janë përdorur figura të njohura kombëtare, si Adem Jashari, Nënë Tereza, Skënderbeu, Ibrahim Rugova, Ganimete Tërbeshi etj.

Komento: