Kështu do të duket formacioni i Milanit me përforcimet e reja

12:22 | 31 Korrik 2019

Ja si do të duket formacioni i Milanit me përforcimet e reja.

Milani është mjaftë aktiv në merkato dhe Rosonerët kanë siguruar tre përforcime deri më tani.

Milani ka kompletuar transferimin e Krunic, Theo Hernandez dhe Bennacer. Rosonerët janë duke punuar për transferimin e Angel Correas.

Rosonerët kanë arkëtuar afër 25 milionë euro nga shitja e Cutrones te Wolves dhe vendin e italianit do ta zë ylli i Lille, Rafael Leao.

Marrëveshja është arritur edhe me mbrojtësin e Flamengos, Leo Duarte i cili pritet të zbarkojë në San Siro ditëve në vijim.

Milani deri në fund të merkatos pritet ta transferojë edhe një tjetër mesfushor.

E përditshmja italian Gazzetta dello Sport, ka publikuar formacionin e Milanit për sezonin e ardhshëm me përforcimet e reja.

Giampaolo luan me formacion 4-3-1-2 dhe kështu pritet të duket Milani.

Komento: