Kështu dukej fytyra e Mogherinit pas përplasjes me kryeministrin Haradinaj – Ora Info Ballina | ORAinfo.com - Nuk ndalet
Lajmet e fundit
0 °C

Kështu dukej fytyra e Mogherinit pas përplasjes me kryeministrin Haradinaj

18:17 | 17 Dhjetor 2018

Takimi i mbajtur sot në Bruksel për MSA-në mes zyrtarëve kosovarë dhe atyre të BE-së nuk ka kaluar pa tensione.

Në takimin, në Bruksel, mes kryeministrit të Kosovës, Ramush Haradinaj dhe shefes së Politikës së Jashtme të BE-së, Federica Mogherini ka pasur përpalsje të ashpër.

Ka qenë kryeministri Haradinaj qe e ka kritikuar ashpër BE-në për mos liberalizimin e vizave.

Ndërkohë që këto kritika, duket se kanë acaruar shefen e politikës së jashtme të Bashkimit Evropian, Federica Mogherinin, shkruan Indeksonline.

Pas takimit në Bruksel, fytyra e saj dukshëm tregon se nuk ka kaluar një ditë të mirë!

Vlen të përmendim faktin se Haradinaj ka insistuar që nuk do ta heqë taksen 100% ndaj mallrave serbe dhe atyre nga Bosnja e Hercegovina edhe pas presionit të BE-së.

Komento:

VËREJTJE: ORAinfo mban të drejtën e përzgjedhjes së komenteve që do të publikohen. Komentet që përmbajnë gjuhë të urrejtjes, përmbajnë sharje dhe lëndime, si dhe komentet që nuk ndërlidhen me artikullin në të cilin komentoni, nuk i publikojmë.

Ju faleminderit!