Kështu duket formacioni i ‘frikshëm’ i Real Madridt me Hazardin

13:59 | 08 Qershor 2019

Transferimi i Hazard e Jovic, kështu mund të rreshtohet Real Madridi i ‘frikshëm’.

Skuadra e Real Madrid e ka nisur furishëm merkaton e verës, duke transferuar dy super futbollistë.

Luka Jovic nga Eintracht Frankfurt dhe Eden Hazard nga Chelsea janë dy transferimet e kryera nga ‘Los Blancos’.

Hazard ishte në qendër të vëmendjes tash e disa kohë, dhe transferimi i tij tek Real Madrid u kompletua dje pas shumë spekulimeve.

Kualitetet e larta të Hazard, por edhe të Luka Jovic të treguara këtë edicion, e bëjnë sulmin e madrilenëve të frikshëm.

Por, si mund të rreshtohet skuadra e Zidane në sezonin e ardhshëm? Më poshtë lajmi.net ua përcjell një formacion të mundshëm të Real Madrid, nga ‘Givemesport’, ku nuk ka vend për Gareth Bale e as Karim Benzema.

Komento: