Janë ndër çiftet me të dashura për publikun shqiptar.
Këngëtarja, Xhensila Myrtezaj dhe aktori i njohur i humorit Bes Kallaku janë një ndër çiftet më të
komentuar dhe pëlqyer për publikun.
Xhensila dhe Besi kanë kurorëzuar dashurinë me martesë në shtator të vitit të 2017, ndërsa në korrik të këtij viti martesa e tyre është bekuar me një vajzë të cilën e kanë pagëzuar me emrin Ajka, shkruan rtv21.
Dyshja janë shumë aktiv në rrjetet sociale ku publikojnë fotografi dhe video të ndryshme nga përditshmëria e tyre.
Përmes një video që Xhensila ka publikuar së fundmi në Instagram ka treguar se si e kanë dekoruar shtëpinë për festa.
“Shtëpi e ëmbla shtëpi”, ka shkruar ajo krahas videos ku shihet pema e zbukuruar dhe oxhaku i ndezur.