Është bërë publike sllogani i zyrtar i fushatës së Vjosa Osmanit
Tashmë është shpërndarë një slogan të cilin zyrtarë e aktivistë të Lidhjes Demokratike të Kosovës po e përdorin.
“Me Vjosën kryeministre”, është fushata që LDK tashmë e ka nisur në rrjete sociale, shkruan Gazeta Express.
Një fotografi me këtë slogan sapo e ka vendosur në faqen e saj zyrtare edhe kandidatja e LDK’së për kryeministre, Vjosa Osmani.
Slogani ka simbolin e fitores, që LDK’ja e përdorë që nga koha kur atë e udhëhiqte Ibrahim Rugova.