Oppo kohët e fundit ka thënë për disa media se në shkurt, kompania teknologjike kineze do të ketë disa lajme për të ndarë në lidhje me një pajisje të palosshme.
Huawei ka qenë i pari që lancoi Galaxy F në muajin mars dhe konfirmoi zhvillimin e një pajisjeje të palosshme në tetor, transmeton lajmi net.
Tani, ndërkohë që Oppo ka ndarë këtë informatë, ata do të bashkohen edhe me lëvizjen fleksibile të pajisjes – të paktën, kjo është ajo që po supozohet.
Menaxheri i produkteve Chuck Wang tha se kompania është e vetëdijshme për telefonat e ardhshëm të Samsung dhe Sony, dhe ata do të ndajnë më shumë informacion mbi këtë temë në shkurt, ndoshta në Konferencën Botërore të Celularëve, e cila do të zhvillohet në Barcelonë.