Kështu duket vila e Bajqinovcit, pasi u dëmtua nga një shpërthim

21:31 | 24 Shtator 2024
keshtu-duket-vila-e-bajqinovcit,-pasi-u-demtua-nga-nje-shperthim

Vila e Deputetit të Kosovës, nga radhët e VV-së, Mefail Bajqinovcit, qe gjendet afër Bjeshkëve të Bajgorës, është dëmtuar ditën e sotme.

Burimet e IndeksOnline pohuan se ajo është dëmtuar nga një shpërthim, e që dyshohet të jetë eksploziv.

Në vendin e ngjarjes dolën njësitet relevante, të cilat u morën me ekzaminimet.

Dyshimet e para ekzistojnë se në vilën e Bajqinovcit është hedhur granatë dore.

Komento: