Kështu duket Vjena një ditë pas sulmeve terroriste

12:22 | 03 November 2020

Si duket Vjena një ditë pas sulmeve terroriste.

Të hënën mbrëma në Vjenë të Austrisë, persona të armatosur hapën zjarr në qendër të kryeqytetit, duke lënë të vrarë të paktën katër persona. Policia po vazhdon kërkimet për të paktën edhe një sulmues.

Ndryshe, bota është tronditur të hënën mbrëma nga një sulm terrorist në disa qendra të Vjenës, kryeqytetit të Austrisë e një prej kryeqendrave kulturore të Evropës.

Katër qytetarë kanë vdekur, dy burra dhe dy gra tashmë kanë vdekur. Përvec tyre është vrarë edhe një nga sulmuesit, për të cilin mediat austriake raportuan se është shtetas i Maqedonisë Veriore, me prejardhje shqiptare. Tashmë është publikuar edhe identiteti i tij. Kujtim Fejzullai raportohet se ishte 20-vjeçar. Ai është përshkruar nga autoritetet austriake si person i radikalizuar dhe terrorist islamik.

Kancerlari austriak, Sebastian Kurz, i ka përshkruar sulmet “përfundimisht” terroriste që kanë qenë shumë profesionalisht të planifikuara.

Ministri i Punëve të Brendshme, Karl Nehammer, e ka përshkruar sulmuesin si një terriorist islamik dhe ka thënë se besohet që janë përfshirë më shumë se një sulmues e hetimet po vazhdojnë. Mijëra policë janë në kërkim të të dyshuarve të tjerë.

Sipas mediumit austriak, Heute, të dyshuarit e tjerë për lidhje me sulmin janë me origjinë të huaj. Ata kanë rrënjë kryesisht nga Çeçenia dhe Evropa juglindore. Hetimi i Policisë austriake aktualisht përfshin 12 të dyshuar.

Austrian minister says at least one ‘Islamist terrorist’ behind Vienna attack

Sulmet nisën me gjuatje me armë në hapësira publike. Një nga sulmuesit u vra jashtë Kishës së Shën Rupert. Në trupin e tij u gjet sasi eksplozivi. Më vonë, policia tha se eksplozivi ishte falso.

Policia bëri thirrje që të zbrazen rrugët e qytetit, u kërkuan banorëve që të mbylleshin nëpër shtëpi dhe të mos dilnin, nga frika se sulme të tjera do të ndodhnin në qytet.

Policia ka bërë kërkime në shtëpinë e sulmuesit që u vra. Policët kanë kërkuar që të mos shpërndahen në rrjete sociale pamje nga sulmet, megjthatë mijëra prej tyre janë publikuar.

Sulmi ndodhi një natë para se Vjena të hynte në izolim të ri për shkak të rritjes së rasteve nga Koronavirusi.

Shkollat do të jenë të gjitha të mbyllura në Vjenë gjatë së martës.

Sulmet terroriste i kanë dënuar liderë të botës, përfshirë presidentin amerikan Donald Trump, presidentit francez, Emanuel Macron, kancelarja gjermane, Angela Merkel.

Ndonëse sulmi është kondiseruar se ka pasur “motiv islamik”, kancelari Kurz thotë se ngjarja që ndodhi nuk është sulm mes myslimanëve e të krishterëve.

Komento: