Kështu dyshohet se erdhi deri te vrasja e dyfishtë në Pejë

21:40 | 08 Shtator 2021

Peja nuk po gjen qetësi.

Peja është tronditur sot nga një vrasje e dyfishtë. Burime të Indeksonline bëjnë të ditur se kandidati për kryetar të Pejës nga PDK, Astrit Ademaj dhe ish-kandidati nga po kjo parti për kryetar të Deçanit, Blerand Kadriaj kanë mbetur të vrarë në orët e pasdites.

Ngjarja ka ndodhur afër shkollës Ekonomike në Pejë. Burime të Indeksonline zbulojnë prapaskenat e rastit.

Dy viktimat dyshohet se kanë qenë në një lokal dhe për një moment kanë sulmuar njëri tjetrin. Ademaj e Kadriaj kanë shkrepur me armë ndaj njëri tjetrit me ç’rast kanë mbetur të vrarë.

I plagosur nga shkrepja e armëve ka mbetur vëllau i Astrit Ademajt, Avniu.

Komento: