Kështu e kall Melinda Ademi me Tetën Gjyl këngën e re ‘Pika Pika’ – Ora Info Ballina | ORAinfo.com - Nuk ndalet
Lajmet e fundit
0 °C

Kështu e kall Melinda Ademi me Tetën Gjyl këngën e re ‘Pika Pika’

11:26 | 13 Qershor 2019

Melinda Ademi “e kall” me Tetën Gjyli në këngën e re ‘Pika Pika’.

Melinda Ademi ka marrë Teten Gjyli në videoklipin e këngës së saj më të re.

Artistja Melida Ademi ka publikuar edhe një këngë të radhës, e cila gjithashtu është mjaft e veçantë.

Kënga quhet ‘Pika Pika’ dhe është një version mjaft interesant e këngës së vjetër shqipe, shkruan Gazeta Express.

Vetë reperja ka kontribuar në tekstin e kësaj kënge, bashkë me Tonic & Denk ndërsa për muzikën, miksimin dhe orkestrimin janë përkujdesur artistë e producentë të ndryshëm.

Melinda edhe këtë herë shfaqet në super formë në videoklip, ndërsa vëmendjen padyhsim e merr pjesa kur aktori Osman Azemi shfaqet në rolin e Tetës Gjyle.

Komento:

VËREJTJE: ORAinfo mban të drejtën e përzgjedhjes së komenteve që do të publikohen. Komentet që përmbajnë gjuhë të urrejtjes, përmbajnë sharje dhe lëndime, si dhe komentet që nuk ndërlidhen me artikullin në të cilin komentoni, nuk i publikojmë.

Ju faleminderit!