Kështu e ‘kalli’ Afrim Muçiqi në dasmën e djalit të tij, dalin pamje të reja

16:43 | 10 Korrik 2019

Këngëtari i njohur kosovar Afrim Muçiqi ka martuar djalin, dalin pamje nga dasma.

Djali i këngëtarit të mirënjohur, Afrim Muçiqit, Albioni është martuar me bukuroshen, Albertina Krajkovën, shkruan rtv21.

Kjo është bërë e ditur përmes një storie, që Albertina publikoi së fundmi për ndjekësit e saj. Në storie nusja shihet duke i dhënë dhëndrit pak nga torta e dasmës.

Albertina Krajkova ditët e fundit ishte pjesë e mediave rozë mjaft shumë. Kjo për faktin se e fejuara e Albionit e bëri kanagjeqin, nga i cili publikoi pamje të shumta.

Albion Muçiqi dhe Albertina Krajkova janë fejuar në vitin 2016.

Fejesa e çiftit ka bërë bujë në media, pasi në aheng kanë qenë të pranishëm shumë fytyra publike, përfshirë edhe politikanë.

Komento: