Kështu e kaloi natën e parë si kampion i Italisë Amir Rrahmani

10:01 | 05 Maj 2023

Festë deri pas orës 5 të mëngjesit, kështu e kaloi natën e parë si kampion i Italisë Amir Rrahmani.

Kapiteni i Kosovës, Amir Rrahmani së bashku me klubin e tij, Napolin janë zyrtarisht kampionë të Italisë në futboll.

33 vite pritje për Napolin dhe tifozët e tyre morën fund mbrëmë, 4 maj 2023. Ekipi i udhëhequr nga Spalletti është kampioni i ri i Italisë.

Pesë xhiro pa përfunduar sezoni, Napoli edhe matematikisht e ka siguruar titullin në Serie A, shkruan Gazeta Express.

Një barazim i mbrëmshëm 1:1 me Udinesen në udhëtim mjaftoi që napolitanët të nisin festën e madhe.

E festa e Amir Rrahmanit si kampion i Italisë nuk u ndal deri pas orës pesë të mëngjesit.

Komento: