Ambasadori O’Connell ka thënë se Kosova meritoi fitore.
Ambasadori i Britanisë së Madhe në Kosovë, Ruairí O’Connell, ka komentuar ndeshjen Kosovë-Danimarkë.
Ambasadori i Mbretërisë së Bashkuar në Kosovë, Ruairí O’Connell, pas lojës së futbollit në mes të Kosovës dhe Danimarkës, në profilin e tij zyrtar në rrjetin social Facebook, ka shkruar se djemtë e përfaqësueses së Kosovës kanë merituar fitore.
“Merituan fitore”, ka shkruar në gjuhën shqipe ambasadori Ruairí O’Connell.
Ndryshe kjo lojë u mbyll 2:2 mirëpo, kujtojmë se Kosova që 11 ndeshje nuk e ka pësuar asnjë humbje.
Kosova të hënën do të përballet me Bullgarinë, ndeshje kjo e cila do të zhvillohet në stadiumin “Fadil Vokrri”, në Prishtinë.