Me rastin e përvjetorit të Pavarësisë, edhe kryeparlamentari Veseli ka bërë një urim.
Ai ka thënë se Kosova ka lindur për të qëndruar gjithmonë si gardian i lirisë.
Veseli ka kujtuar edhe të gjithë heronjtë, që dhanë jetën për Pavarësinë e Kosovës.
“Shteti ynë ka lindur për të qëndruar përgjithmonë gardian i lirisë dhe pavarësisë së Kosovës. Urime Dita e Pavarësisë. Lavdi atyre që ranë për këtë ditë të madhe”, ka shkruar Kadri Veseli, në Facebook.
11 vjetorin e Pavarësisë e kanë uruar edhe liderë nga shtete të ndryshme të botës.