Kështu festoi Kosova në Zvicër

22:03 | 29 Korrik 2023

Mes shumë tifozësh kosovarë, kështu festoi Kosova në Zvicër.

Kosova ka shënuar fitore të madhe në udhëtim ndaj Zvicrës sot në kuadër të parakualifikimeve për Eurobasket 2025.

“Dardanët” triumfuan 72:76 në ndeshjen dramatike e cila u zhvillua në Zvicër.

Helvetikët ishin vazhdimisht në avantazh, por basketbollistët kosovarë treguan forcë më të madhe në çerekun e fundit, për të fituar në fund.

Kësisoj, tani Kosova ka dy fitore ndaj Zvicrës dhe një humbje ndaj Danimarkës.

E ndihmë të madhe Kosovës në këtë ndeshje i dhanë edhe tifozët që ishin në numër të madh atje në përkrahje të “Dardanëve”.

Pas ndeshjes, basketbollistët kosovarë e shkrepën edhe një foto me ta në shenjë falënderimi.

Komento: