Kështu festuan fitoren e madhe Ibrahimovic dhe Pioli

22:01 | 15 Maj 2022

Pati shumë festime pasi mbarimit të ndeshjes në San Siro të fitores 2-0 të Milanit ndaj Atalantës , fitore kjo që shërbeu për t’iu afruar Scudetto-s.

Milani hyri në lojë duke e ditur se i nevojiteshin një maksimum prej katër pikësh nga dy ndeshjet e tyre të fundit për të rikthyer titullin e ligës për herë të parë që nga 2010-11, dhe fitorja kundër La Dea siguroi që ajo të bëhej një hap para, shkruan ORAinfo.

MilanNews raporton se pas ndeshjes edhe trajneri Stefano Pioli i lejoi vetes një festë, duke u bashkuar me këngën ‘Pioli është në zjarr’. Së bashku me të gjithë stadiumin, trajneri i kuqezinjve kërceu dhe këndoi nën Curva Sud.

Në fund të lojës, Zlatan Ibrahimovic i cili ishte një zëvendësues i papërdorur shkoi të përqafonte secilin bashkëlojtar individualisht përpara se të gjithë së bashku të përshëndesnin Curva Sud dhe të gjithë stadiumin./ORAinfo/

Komento: