Kështu festuan Thaçi, Veseli për lirim e Sylejman Selimit – Ora Info Ballina | ORAinfo.com - Nuk ndalet

Kështu festuan Thaçi, Veseli për lirim e Sylejman Selimit

21:57 | 27 Janar 2019

Të shtunën, një ditë pas lirimit me kusht të Sylejman Selimit, në Burojë presidenti i vendit Hashim Thaçi, kishte mbledhur komandantët e zonës së Drenicës.

Të premten është liruar me kusht, Sylejman Selimi, shkruan lajmi.net.

E një ditë pas lirimit të tij, presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, bashkë me komandantët e zonës së Drenicës ishin mbledhur në Burojë për të festuar lirimin e ish-komandantit të përgjithshëm të UÇK-së, Sylejman Selim.
Në këtë festë kishte marrë pjesë edhe kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, ish-kryetari i Skenderajt, Sami Lushtaku dhe bashkëluftëtarë tjerë të Selimit.

Në odën ku ishin mbledhur të gjithë ish-komandantët e zonës së Drenicës dëgjohen duke kënduar këngë patriotike me çifteli.

Kujtojmë, se të premten paneli për lirim me kusht ka liruar ish-komandantin e UÇK-së, Sylejman Selimin.

Komento: