
Si i ftoi MSH’ja të vaksinohen me rreth 38 mijë vaksina mbi 130 mijë të moshuar.
Ndonëse shteti ka në dispozicion vetëm rreth 38 mijë vaksina, Ministria e Shëndetësisë i ka ftuar që të vaksinohen grupmoshat 65 deri në 79 vjeç. Në regjistrin e shtetit, statistikat thonë se Kosova ka mbi 130 mijë qytetarë të këtyre grupmoshave
Mosorganizimi i duhur i procesit të vaksinimit dhe mungesa e vaksinave, ka bërë që të krijohet tollovi para sallës “1 Tetori”. Shumë të moshuar kanë pritur në rend me orë të tëra për t’u vaksinuar apo për të siguruar numrin për të hyrë në rend. Pamjet ku shihen të moshuarit duke pritur para kësaj qendre janë bërë virale në rrjete sociale.
Tollovia aty zgjati për disa orë. Krejt kjo për shkak të mos organizimit të duhur të procesit të vaksinimit nga Ministria e Shëndetësisë dhe numrit të vogël të vaksinave që vendi aktualisht ka në dispozicion.
Ndonëse shteti ka në dispozicion vetëm rreth 38 mijë vaksina, Ministria e Shëndetësisë i ka ftuar që të vaksinohen mbi 130 mijë të moshuar të grupmoshave 65 deri në 79 vjeç.