Marrëdhëniet mes Piques dhe tifozëve të “Los Blancos” nuk janë aspak të mira.
Pas përplasjes mes kapitenëve të Real Madridit e Barcelonës, Sergio Ramosit e Lionel Messit, qendërmbrojtësi Gerard
Pique e bëri një gjest me dorën e tij në drejtim të tifozëve të madrilenëve.
Barcelona e filloi këtë ndeshje me rezultat 1:0. Tri pikët e fituara nga kjo ndeshje bëjnë që Barcelona ta
përforcojë pozitën e parë në tabelën e La Ligës, plot 12 pikë para “Los Blancos” e dhjetë pikë para Atletico Madridit, shkruan Gazeta Express.
Gjatë kohës sa Pique ishte duke shkuar në zhveshtore, pas përfundimit të pjesës së parë, ai u kap nga kamerat duke bërë më dorë një gjest për t’i heshtur tifozët e Real Madridit, që ishin të pranishëm në Santiago Bernabeu.
Se marrëdhëniet mes Piques dhe tifozëve të “Los Blancos” nuk janë aspak të mira, u bë e qartë në ndeshjen paraprake mes këtyre dy skuadrave, të mërkurën, në kuadër të Kupës së Mbretit. Në atë ndeshje, tifozët e Real Madridit kishin bërë thirrje ofenduese drejt Piques.
Përveç fishkëllimave të cilat nisnin sa herë që Pique e prekte topin, ai gjithashtu u detyrua t’i duronte tifozëve që këndonin vazhdimisht “Pique qëndro… pa marrë frymë!”.
“Pique, ti je i ndyrë, Shakira ka organe gjenitale të meshkujve, i biri yt është fëmija i Mubarak Ëakasos dhe je b*thëq*rë”, ishte një këngë tjetër që këndohej nga një pjesë e tifozëve në Bernabeu.
“Pique, ti je bastard dhe Spanja është vendi yt”, u dëgjua gjithashtu.
Megjithatë, ish-ylli i Manchester Unitedit nuk i kushtoi rëndësi këtyre fyerjeve, pasi që kishte buzëqeshur disa herë drejt tribunave të stadiumit, gjatë ndeshjes, dhe më vonë i kishte komentuar këto incidente.
“Ishte një ndeshje shumë e këndshme. Nuk kam dëgjuar asgjë”, tha Pique për mediat spanjolle.