Kështu këndon Lulzim Basha në mes të protestës

19:28 | 26 February 2019

Lulzim Basha këndoi vargjet e poezisë patriotike dhe kërcënoi kryeministrin Edi Rama se do ta çojë në burg.

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha pasi udhëhoqi grupin e revoltuar të protestuesve të PD në revanshin për të çarë kordonin e policisë para Parlamentit, mori mikforonin dhe jua drejtua turmës me vargjet: “Eja mblidhuni këtu, këtu, bashkë me ne”.

Ashtu siç bëri pas protestës së 21 shkurtit në selinë blu, Basha këndoi vargjet e poezisë patriotike dhe kërcënoi kryeministrin Edi Rama se do ta çojë në burg sapo të zbardhet dita.

“Të gjithë ata që urdhëruan goditjen me gaz të nënave shtatzëna dhe vajzave në këtë protestë. Mbaheni mënd. Dita do të vijë, asnjë nga ju nuk do të fshihet as pas unfiormës as pas imunitetit. Sovrani do t’iu çojë në burg ku e keni vendin, horra dhe tradhtarë të popullit tuaj”, tha Basha, shkruan Top Channel.

Komento: