Njerëzit me mbipeshë gjithmonë janë në kërkim të këshillave për të humbur peshë.
Në vijim keni mundësinë të lexoni disa këshilla për të humbur peshë në mëngjes.
Nga momenti që hapni sytë në orët e hershme të mëngjesit, mund të filloni të digjni kalori të vogla.
Sipas Run Healthy Lifestyle, djegia e kalorive nuk do të thotë që ju duhet të rrini të uritur, ose të shtyni vaktet, por duhet ndryshuar rutinën e mëngjesit për të humbur peshë.
Këto janë pesë këshillat, të cilat fillimisht janë të detyrueshme, por që më vonë do të bëhen të zakonshme.
Vraponi
Duhet theksuar se nuk kërkohet angazhim i madh dhe as ushtrime disaorëshe. Mjafton të filloni të vraponi në rrethinë, ose të ushtroni me pajisjet që keni në shtëpi. Ky zakon në orët e hershme do t’ju ndihmojë që të përshpejtoni metabolizmin.
Intensifikoni treningun
Disa studimet kanë dëshmuar se mjafto të ushtroni vetëm dy minuta e gjysmë, por me intensitet të lartë, me ç’rast do të digjni mbi 200 kalori.
Ushtrime për muskuj
Mënyra më e mirë për të djegur kalori gjatë gjithë ditës është të shpejtoni metabolizmin tuaj në orët e hershme të mëngjesit duke bërë disa stërvitje për muskujt.Kjo mund të arrihet me anë të peshave të vogla, ngritjes së peshave.
Hani mëngjes
Mos e humbisni mëngjesin tuaj! Mëngjesi është ushqimi më i rëndësishëm për metabolizmin tuaj dhe kjo është arsyeja pse ju nuk duhet të kaloni atë. Gjëja e parë që duhet të bëni në mëngjes është të hani, dhe pastaj trupi juaj do të jetë gati për të djegur kalori.
Mos harroni snacks
Nëse nuk besoni se mund të hani dhe të humbni peshë – nuk keni të drejtë. Ju vetëm duhet t’i kushtoni vëmendje asaj që hani. Për të bërë punën e metabolizmit, snacks duhet të jenë të pasura me antioksidues dhe proteina.