Një ngjarje tragjike ka ndodhur në Shkodër.
Një 19-vjeçar mbeti i vrarë mbrëmjen e sotme në Shkodër, teksa krimi tronditi sërish kryeqendrën e veriut.
Erjon Xhenja ishte në një lokal në bulevardin “Bujar Bishanaku”, në momentin ku u qëllua me armë zjarri.
Gazetari Simon Shkreli mëson nga burime se ndaj të riut është qëlluar pesë herë me pistoletë nga një distancë e afërt.
Plumbat rezultuan fatal për 19-vjeçarin, i cili mbeti i vdekur në vend.
Policia përmes një deklarate njoftoi se menjëherë pas krimit autorët janë larguar nga vendi i ngjarjes me një motoçikletë. Pak minuta më vonë një motoçikletë u gjet e djegur në lagjen “Guerrile” dhe dyshohet të jetë e atentatorëve të 19-vjeçarit.
Ende nuk dihen rrethanat dhe motivet e ngjarjes. Sakaq, grupi hetimor vijon punën, ndërsa FNSH po kontrollon zonën për të bërë të mundur kapjen e autorëve.