Kështu nisi procesi mësimor për klasët e nënta në Kosovë

13:23 | 08 Qershor 2020

Procesi mësimor për klasët e nënta nis me masa mbrojtëse ndaj pandemisë.

Me masa mbrojtëse dhe dhe respektim të distancës sociale, ka rinisur sot procesi mësimor për klasët e nënta.

Ministri i Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, Ramë Lika, ka vizituar shkollën e filore dhe të mesme të ulët “Faik Konica në Prishtinë, për të parë nga afër rrjedhën e ditës së parë të mësimit plotësues për klasat e nënta, para mbajtjes së Testit të Arritshmërisë.

Përmes një komunikate, MASHTI njofton se gjatë kësaj vizite, ministri ka lutur nxënësit, mësimdhënësit dhe gjithë stafin e kësaj shkolle dhe të gjitha shkollat në Kosovë, që të respektojnë masat mbrojtëse të rekomanduara nga Ministria e Shëndetësise dhe Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik.

Po ashtu, Likaj ka përgëzuar edhe menaxhmentin dhe mësimdhënësit e kësaj shkolle për ndërtimin e tunelit dezinfektues para objektit të shkollës, si dhe për punimin e maskave mbrojtëse për nxënësit e tyre me kosto minimale, ndërsa theksoi se ky shembull duhet të ndiqet edhe nga institucionet tjera shkollore.

Komento: