Kështu përgjigjet Agim Bahtiri kur pyetet se a do të rikandidoj për kryetar të Mitrovicës

14:06 | 13 Qershor 2021

Ja si përgjigjet Agim Bahtiri kur pyetet se a do të rikandidoj për kryetar të Mitrovicës.

“Jam jashtë vendit”, kështu është përgigjur kryetari aktual i Mitrovicës, Agim Bahtiri kur është pyetur se a do të rikandoj për kryetar të Mitrovicës nga radhët e Vetëvendosjes.

Bahtiri që e drejton këtë komunë që dy mandate ka refuzuar të përgjigjet, nëse ka ambicie për të qeverisur për një mandat të radhës me Mitrovicën.

Ndryshe, në opinion publik po vlerësohet edhe deputeti Armend Muja si kandidat potencial nga Vetëvendosje për të qenë i nominuar nga kjo parti për kryetar të këtij qyteti.

Për dallim nga disa komuna tjera, partitë ende nuk i kanë bërë të ditur kandidatët e tyre për këtë komunë.

Komento: