Parkimi i veturave në vende të gabuara ka humbur durimin e qytetarëve.
Mungesa e parkingjeve në Prishtinë është një nga problemet me të cilat përballën qytetarët, e zgjidhja e së cilës nuk duket se është afër, njofton indeksonline.
E një problem tjetër që ndërlidhet me mungesën e parkingjeve është parkimi i veturave vend e pa vend dhe në mënyrë jo adekuate.
Mirëpo për parkimin e veturës në mënyrë të gabuar është “dënuar” keq një qytetar në lagjen Mati I.
Në fotografinë e dërguar nga një qytetar shihet vetura në të cilën, me ngjyrë të zezë është shkruar “Mos Parko”.