Kështu pritet të ndahen ulëset në Kuvend, sipas projeksioneve aktuale të rezultateve

22:12 | 07 Qershor 2026

Eugen Cakolli nga “Demokracia n’Veprim” ka publikuar një infografikë rreth asaj se si do të jetë përbërja e Kuvendit të Kosovës, bazuar në projeksionet aktuale të rezultateve.

Sipas infografikës, VV pritet të ketë 48 ulëse, PDK 25 ulëse, LDK 20 ulëse dhe AAK 8 ulëse, shkruan Reporteri.net.

Megjithatë, Cakolli ka theksuar se votat e mërgatës dhe ato me kusht mund të ndikojnë në shpërndarjen e rreth pesë mandatave.

“Megjithatë, rreth 100 mijë vota nga jashtë vendit dhe vota me kusht mbeten ende për t’u procesuar. Bazuar në trendet e zgjedhjeve të vitit të kaluar, ato mund të ndikojnë në shpërndarjen e rreth pesë mandateve”, ka shkruar Cakolli.

Screenshot

Komento: