Kështu pritet të nisë mësimi në shkolla në vendet e Europës

13:49 | 26 Gusht 2020

Si pritet të nisë mësimi në shkolla në vendet e Europës?

Është koha e “përsëri në shkollë” në pothuajse të gjitha vendet e Europës.

Por, si do të rifillojë mësimi në shkolla në kohën kur pandemia COVID-19 po vazhdon të jetë mes nesh?

Në Spanjë është përmendur plani që të matet temperatura e nxënësve nëpër klasa, derisa zyrtarët shtetërorë kanë kërkuar nga prindërit që të mos i dërgojnë fëmijët e tyre në shkollë nëse ata kanë ndonjë simptomë.

Në ndërkohë edhe vendet e tjera europiane kanë shqyrtuar të gjitha mundësitë dhe masat që nxënësit të mund të kthehen në bankat shkollore pa e rrezikuar shëndetin e tyre.

Në Francë do të jetë obligative që mësimdhënësit dhe nxënësit e moshës mbi 11 vjeçare të mbajnë maska në ambientet e brendshme – derisa kufizimet në hapësirat e klasave do të hiqen dhe distancimi social nuk do të jetë më i detyrueshëm në të gjitha situatat.

Qeveria në Gjermani ka këshilluar shkollat që të aplikojnë masa të shtuara të higjienës, si pastrimi më i shpeshtë i duarve, dhe që njerëzit të mos i prekin mbajtëset e shkallëve kur i ngjesin ose zbresin ato – derisa maskat nuk janë obligative. Shkollat tashmë janë rihapur në shtetin e Mecklenburg-Western Pomerania, por dy shkolla më pas janë mbyllur për shkak se ka pasë raste pozitive.

Ndërsa, në Itali – ku shkollat kanë qenë të mbyllura qysh prej kur u vendos një bllokim i ashpër në muajin mars – nxënësit duhet të mbajnë distancën sociale një metër. Nxënësit do të duhet të mbajnë maska, derisa mësimdhënësit do të mbajnë maska dhe mbrojtëse për fytyre.

Nxënësit që jetojnë me familje që kanë anëtarë që janë më të rrezikuar nga COVID-19 janë të lejuar që të ndjekin mësimin nga distanca.

Komento: