Haradinja ka shkarkuar dje zëvendësministren e Drejtësisë.
Reuters ka raportuar për shkarkimin e zëvendësministres serbe nga kryeministri i Kosovës Ramush Haradinaj, duke shkruar edhe për bombardimet e NATO-s, raporton GazetaExpress.
Kryeministri i Kosovës Ramush Haradinaj ka shkarkuar zëvendësministren serbe të drejtësisë së vendit, pasi quajti fushatën e bombardimeve të NATO-s kundër Serbisë në vitin 1999, një “gjenocid të planifikuar”.
Zëvendësministrja Vesna Mikiç vjen nga pakica serbe e Kosovës, e cila zë rreth 5 për qind të popullsisë së vendit prej 1.8 milion banorë.
“Aleanca e NATO-s kreu një gjenocid të planifikuar qëllimisht kundër një vendi sovran që luftoi terrorizmin shqiptar brenda kufijve të vet,” tha Mikic në llogarinë e saj në Facebook të dielën, duke shënuar 20 vjetorin e bombardimeve të NATO-s.
NATO bëri sulme ajrore në 1999 kundër ish-Jugosllavisë, të përbërë nga Serbia dhe Mali i Zi, për të ndalur një goditje brutale ndaj shqiptarëve të Kosovës nga forcat serbe të sigurisë.
Pas 78 ditësh bombardime, sipas kushteve të një armëpushimi, ish-Presidenti jugosllav Slobodan Millosheviç urdhëroi trupat e tij të tërhiqeshin nga Kosova dhe të zëvendësoheshin me kontrollin e NATO-s.
Postimi i Mikic shkaktoi kritika në Kosovën e dominuar kryesisht shqiptare, ku shumica e njerëzve e lavdërojnë NATO-n për ndalimin e luftës dyvjeçare dhe hapjen e rrugës për pavarësinë e saj në 2008. Deri në 4,000 paqeruajtës të NATO-s ende janë të vendosur.
Mikiç nuk ishte në dispozicion për të komentuar.
Haradinaj e shkarkoi zëvendësministren me efekt të menjëhershëm.
“Në qeverinë e Kosovës nuk do të ketë vend për individët, pavarësisht etnisë së tyre, për të denigruar vlerat tona të përbashkëta Euro-Atlantike”, tha Haradinaj në një deklaratë.
Më shumë se 13,000 mijë njerëz, kryesisht shqiptarë lokalë, u vranë në luftën e viteve 1998-99.
Kosova ka fituar njohje nga Shtetet e Bashkuara dhe shumica e vendeve të BE-së, por Serbia dhe aleatët e saj kryesorë Rusia dhe Kina mbeten me forcë kundër pavarësisë së Kosovës./