Kështu tallet ish-ylli i Juventusit me Ibrahimovicin dhe tifozin e Milanit

12:19 | 03 Shkurt 2022

Ish-ylli i Juventusit tallet me Ibrahimovicin dhe tifozin e Milanit.

Alessandro Matri, ish-sulmuesi i Juventusit, është tallur me Zlatan Ibrahimovicin dhe një tifoz të Milanit në rrjetet sociale.

Matri, i cili ka luajtur edhe për Milanin, e shpërndau një mesazh mirënjohës për konkurrencën e Festivalit të Muzikës Sanremo, Elisa, duke pyetur: “A po garon ajo vërtet kundër të tjerëve?”

Kjo e nxiti një reagimi nga një tifoz i Milanit.

“Epo, Ibrahimovici luan në ligën e njëjtë që ju luanit dikur”, tha tifozi.

Matri nuk humbi kohë dhe iu përgjigj: “Paramendoje, ai madje e humbi titullin në Serie A kundër meje”.

Ish-sulmuesi italian iu referua sezonit 2011/12 kur Juventusi i Antonio Contes e fitoi titullin e parë në Serie A pas epokës së Calciopolit.

Atë vit, Massimiliano Allegri ishte trajner i Milanit dhe Ibrahimovici ishte ndër yjet e kuqezinjve.

Komento: