Besimtarët mysliman po e festojnë Fitër Bajramin.
Besimtarët myslimanë u mblodhën qysh në orën 05:00 të mëngjesit në një nga xhamitë më të vjetra në Drenicë, për faljen e Fitër Bajramit.
Të moshurar, burra e fëmijë së bashku bënë lutjet më të mira për ta, pas një muaji sakrificë, në xhaminë e fshatit Polac – e themeluar në vitin 1635 por që objekti i dikurshëm është rrënuar në vitet e 90-ta dhe është ndërtuar i ri.
Besimtarët islamë thanë se është ditë e mrekullueshme, ditë feste që na bashkon me të tjerët.
Imami i ksaj xhamie, Ibrahim Hoti, tha se kanë bërë lutje për vendin të ardhmen, përderisa ka shprehur shqetësimin për daljen e të rinjëve.