Kështu vishet Mimoza Shkodra kur del në piknik!

14:59 | 20 Prill 2022

Mimoza Shkodra, ka kohë që nuk ka sjellë një projekt të ri muzikorë.

Por, ajo është shumë aktive në mbrëmje dhe ahengje familjare brenda dhe jashtë Kosovës, shkruan ORAinfo.

Jeta e saj është mes Kosovës dhe Zvicrës, vend në të cilin ajo e ushtron profesionin e saj si farmaciste.

Duke qenë se vazhdimisht është në lëvizje dhe udhëton shpesh, Mimoza poston rregullisht nga jeta e saj shumë e ngarkuar.

Ajo se fundmi ka publikuar një foto ku shfaqet duke ecur në natyrë.

E veshur sportive dhe me shumë stil, Mimoza po shkëlqen në këtë pamje.

Ajo në këtë imazh po duket si tinexhere. /ORAinfo/

Komento: