Kessie ia jep lajmin e madh Milanit

18:20 | 30 Janar 2022

Franck Kessie, do të bëjë rikthimin në formacion kundër Interit të shtunën mbrëma, me të vetmin dyshim për pozicionin që do të zërë.

Sipas MilanNews, Kessie do të kthehet në Itali sot pasi i është nënshtruar një skanimi për dëmtimin që mori në humbjen e Bregut të Fildishtë në penallti kundër Egjiptit në 1/16 e Kupës së Kombeve Afrikane dhe nuk ka asnjë shqetësim për gjendjen e tij,përcjell ORAinfo.

Nesër ai do të rikthehet në stërvitje në Milanello dhe menjëherë do të jetë në dispozicion Stefano Pioli, i cili ka një sy te derbi i fundjavës së ardhshme duke qenë se është i madh në luftën për Scudetton.

E vetmja e sigurt është që Kessie do të startojë, por ajo që duhet përcaktuar është nëse do të startojë përkrah Sandro Tonalit në pivotin e dyfishtë apo më tej në fushë.

Brahim Diaz sigurisht që nuk po kalon një periudhë të mirë të formës, pavarësisht garancive si nga spanjolli ashtu edhe nga Pioli për përmirësimin e gjendjes së tij fizike, kështu që tundimi për të përdorur Kessie si mesfushor sulmues është ‘shumë i madh’./ORAinfo/

Komento: